Pas votimit, presidenti turk mbërrin në Ankara

15:33 | 14 Maj 2023
A Z

Pas votimit në një qendër në Stamboll, Erdogan ka mbërritur në Ankara, ku sipas informacioneve, presidenti turk pritet të ndjekë zgjedhjet pikërisht nga Ankaraja.

Kjo ishte diçka e papritur pasi në zgjedhjet e mëparshme, Erdogan zakonisht qëndronte në Stamboll ditën e votimit.

Rikujtojmë se Presidenti Erdogan dhe gruaja e tij Emine Erdogan votuan në shkollën e mesme Saffet Çebi në orën 11.40. Erdogan u prit përzemërsisht nga një grup mbështetësish.

Pak para se të votonte, madje presidenti turk u dha disa fëmijë para./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme