Google ADS

Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

22:33 | 17 Nëntor 2024
E.G

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas raportimeve se SHBA-ja i ka dhënë “dritën jeshile” për të përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus.

Në një deklaratë me video, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një plan fitoreje për aleatët e Ukrainës, i cili përfshinte edhe “aftësitë me rreze të gjatë për ushtrinë tonë”.

“Shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura”, tha ai. “Por goditjet nuk kryhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë.”

Vendimi i marrë nga presidenti amerikan në largim Joe Biden i përgjigjet një kërkese të gjatë të Zelensky për të qenë në gjendje të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake larg kufirit të saj, në veçanti fushat ajrore të përdorura nga forcat ajrore ruse për të bombarduar Ukrainën./abcnews.al

Të ngjashme