Zyrtarët e qytetit amerikan, New Orleans, kanë vendosur orë policore në të gjithë qytetin pasi pjesë të mëdha të Louisianas dhe të Mississippit kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike pas uraganit Ida që e kishte goditur këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës javën e kaluar.
Kryebashkiaku LaToya Cantrell ka deklaruar se ora policore do të zgjaste nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Nga policia kanë thënë se kanë pasur disa raste të plaçkitjeve në qytet.
Kompanitë e energjisë janë duke punuar që qyteti të ketë sërish rrymë, por prapë së prapë banorët i kanë paralajmëruar se në disa zona do të duhen disa javë për t’u rregulluar furnizimi.
Ndërkohë shërbimet e ujit si dhe infrastruktura rrugore janë dëmtuar gjithashtu nga uragani.
Dy persona kanë vdekur dhe të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar pasi një pjesë e autostradës u shemb pranë Lucedale në Mississippi, të hënën.
Uragani Ida e kapi vendin të dielën dhe shiu kishte arritur deri në 20 centimetra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor