Google ADS

Pas tri shpërthimeve në kryeqytet, Arabia Saudite kap një raketë

17:33 | 11 Prill 2018
Arbresh.info

Forcat ajrore të Arabisë Saudite kanë kapur një raketë balistike duke fluturuar mbi kryeqytetin, pas tri shpërthimeve të fuqishme në Riad.

Televizioni saudit Al Arabiya konfirmoi që Arabia Saudite ishte detyruar të kapte një raketë balistike të lëshuar nga Houthit e Jemenit, transmeton portali arbresh.info.

Një nga shënjestrat e sulmeve ishte Ministria Saudite e Mbrojtjes në kryeqytet, raporton Al Masirah TV.

Sulmi është i fundit në një seri gjuajtjesh në tensionet e vazhdueshme midis Arabisë Saudite dhe kryengritësve jemenas.

Houthët e Jemenit, të cilët janë të lidhur me regjimin iranian, kanë rritur sulmet e tyre kundër Riadit pas një serie sulmesh ajrore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme