Përballë një thatësire me përmasa historike, më e keqja e regjistruar ndonjëherë në këtë rajon të Spanjës verilindore, populli i Katalonjës po përgatitet të vendosë kufizime të rrepta në përdorimin e ujit.
“Ka tre vjet që kemi reshje nën mesatare. Situata është bërë kritike, “tha Eva Martines, kryebashkiakja e Vagirana, një qytet me 16,000 banorë.
“Deri pak kohë më parë, komuniteti regjistronte rreth 600, 700, 800 litra reshje për metër katror në vit. Vitin e kaluar nuk arritëm në 300 litra”, shtoi 47-vjeçarja.
Në një tregues të ashpërsisë së thatësirës, fshatrat e braktisura në krahinë, të cilat u zhytën nën ujë kur u ndërtuan digat në shekullin e 20-të, janë riekspozuar ndërsa ujërat tërhiqen gjatë muajve të fundit.
Nëse niveli i rezervuarëve të ujit bie nën 16%, që duket se do të ndodhë së shpejti, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Pesë milionë banorët e Barcelonës dhe periferive të saj mund të jenë ndër më të prekurit, me presionin e ujit të reduktuar në shumicën e shtëpive dhe konsumin e kufizuar në 160 litra në ditë për person, nga 200 litra tani.
“Ne nuk mund të lajmë enët, të lajmë rrobat, të përdorim lavatriçen apo as të shkojmë në tualet”, tha Alex Fonseca, një banor i qytetit që shkoi për të mbushur shishet me ujë nga një rezervuar uji.
Tashmë prej tre vitesh reshjet në Katalonjë janë nën mesataren. Kjo është dy herë më e gjatë se thatësira më e madhe e regjistruar, e cila arriti kulmin e saj në vitin 2008.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat shkaktojnë një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, shpeshtësia dhe intensiteti i thatësirave po rritet, duke kërcënuar sigurinë ushqimore./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...