Vetëm pak ditë nga tragjedia e Gjenovës, ku u shemb ura Morandi dhe humbën jetën 43 persona, në Itali vijnë të jetë “i zjarrtë” debati nëse mirëmbajtja e veprave publike duhet të lihet në dorë të privatëve, apo duhet të rimerret nga shteti.
Disa anëtarë të koalicionit të partisë së Ligës së djathtë të Salvinit dhe Lëvizjes anti-establishmen “5-Yjet” kanë sugjeruar që shteti duhet të marrë përsipër autostradat dhe mirëmbajtjen e tyre.
Vetë zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha sot në një intervistë se ishte kundër nacionalizimit të rrjetit të autostradës, por që mund të konsiderohet një përzierje e menaxhimit publik dhe atij privat.
“Unë nuk jam në favor të shtetëzimit,” tha Salvini në një intervistë radioje, por ai shtoi se kushtet e koncesioneve shtetërore duhej të rishikoheshin dhe se ishte i hapur për mundësinë e “një përzierjeje të menaxhimit publik dhe atij privat”.
Salvini gjithashtu sulmoi grupin e infrastrukturës Atlantia, e cila kontrollon operatorin rrugor “Autostrade per l’Italia”, duke thënë se ishte çdo ditë e më i shqetësuar nga qëndrimi i kompanisë.
“Dje Atlantia tha se po shqyrtonte komentet e bëra në lidhje me të, sikur ndikimi në rënien e aksioneve të saj nuk ishte shkaktuar nga rënia e urës, por nga deklaratat e mia ose Di Maios”, tha Salvini.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje