Google ADS

Pas tërmetit në Rusi, paralajmërim për cunami

09:14 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.6 ka goditur bregun lindor të Rusisë në gadishullin Kamchatka.

Qendrat mbikëqyrëse ruse kanë thënë për agjencinë e lajmeve TASS që priten cunami prej 1.5 metra, transmeton portali arbresh.info.

Tërmeti ndodhi rreth 22.8 km thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan.

Rajoni Kamchatka shtrihet në afërsi të zonës aktive sizmike, ku ndodhin tërmetet më të madh që ndryshe njihet si ‘Unaza e Zjarrit’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme