Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka takuar përfaqësuesit e komunitetit mysliman në vend, ku dha një mesazh të fortë duke vendosur edhe shaminë.
Ardern ka konfirmuar se zyra e saj ka marrë manifestin e terroristit që vrau 50 persona në dy xhamitë e qytetit Christchurch 9 minuta para sulmit të së premtes. “Isha ndër 30 personat që u ishte dërguar manifesti, 9 minuta përpara sulmit”, ka thënë Ardern.
“Dokumenti nuk jepte detaje specifike për sulmin”, tha ajo, duke shtuar se brenda dy minutash e-maili i është dërguar Shërbimeve të Sigurisë. Kryeministrja e Zelandës së Re ka përsëritur premtimin për të ndryshuar ligjin mbi armët dhe ditën e hënë do të zhvillojë diskutimet me kabinetin qeveritar.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Zelandën e Re zotërimi i një arme nuk përcaktohet me Kushtetutë, ndaj mendohet se do të jetë më e lehtë për qeverinë që të ndryshojë ligjin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...