Mbretëresha i ka dhënë leje Princit Andrew që të largohet nga detyrat mbretërore, një vendim ky i marrë për shkak të raportit me të dënuarin për përdhunim të të miturve, Jeffrey Epstein.
Princi Andrew, në një deklaratë duke njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga detyrat mbretërore, rrëfeu se shoqërimi i tij i mëparshëm me Epstein ishte bërë një “përçarje e madhe” për Familjen Mbretërore, transmeton portali arbresh.info.
Djali i dytë i Mbretëreshës ka përsëritur ‘pendimin’ e tij për shoqërimin me të dënuarin.
Andrew shprehu gjithashtu keqardhje për viktimat e Epsteinit, duke shtuar se vetëvrasja e kriminelit seksual ka “lënë shumë pyetje pa përgjigje”.
Epstein vrau veten në burg në gusht, ku po mbahej nën akuza të reja me një datë për gjykim të caktuar diku në mesin e vitit 2020.
Vendimi i Dukës vjen pasi ai anuloi në momentin e fundit një vizitë në Yorkshire, ku ai ishte për të takuar banorët e ndikuar nga përmbytjet shkatërruese në Fishlake dhe Stainforth./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...