Rreth 10 mijë pelegrinë të huaj po mbërrijnë në Arabinë Saudite për të kryer Umran, pas një pauze shtatë-mujore për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, pelegrinët duhet të izolohen tre ditë pas mbërritjes përpara se të transportohen në vende fetare, transmeton arbresh.info
Ata do të lejohen të qëndrojnë 10 ditë në Mbretëri, bazuar në njoftimin e fundit.
Ndërkohë, sipas Amr Al-Maddah, njëherësh zëvendësministri i Haxhit dhe Umres, testimi i pelegrinëve me moshë 50 vjeç ose më të rinj do të jetë i vazhdueshëm, derisa çdo rast i zbuluar do të monitorohet nga afër.
Miliona myslimanë nga e gjithë bota në kushte normale udhëtojnë në Arabinë Saudite për pelegrinazhet e Umres dhe Haxhit./reuters.arbresh.info/
Italia kërkon lirimin e gazetares, Cecilia Sala nga burgjet ...
Si të nisim vitin e ri me energji dhe qëllime pozitive?
Real Madrid po synon përforcime të reja nga Lig Premier
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokur...
Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 po...
Aksidenti në RMV, mjeku flet për gjendjen e 4-vjeçarit që sh...