Dy muaj më parë Danimarka lavdërohej, me numër të madh të vaksinuarve dhe numër të vogël të infektuarve.
Danezët shfuqizuan të gjitha masat epidemiologjike pasi qeveria u deklarua se COVID-19 më nuk është “sëmundje që paraqet rrezik kritik për shoqërinë”, shkruan CNN.
Kjo do të thotë se danezët iu “vërsulën” klubeve të natës, restoranteve pa dëshmi të vaksinimit, duke udhëtuar me transport publik pa bartur maska mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
Madje iu rikthyen koncerteve siç ishte rasti i atij në stadiumin Parken në Kopenhagë, ku morën pjesë 50 mijë qytetarë. Thjesht iu rikthyen normalitetit që e kishin para pandemisë.
Por, për fat të keq kjo nuk zgjati shumë. Qeveria daneze ka propozuar të hënën rikthimin e certifikatave për vaksinim kundër COVID-19 apo testin negativ të coronavirusit për hyrje
Për shkak të valës së re të infeksioneve, duhet t’i rikthehen masave: ky vend me 5.8 milionë banorë ka pasur rreth 200 raste ditore në shtator, e ditëve të fundit ky numër u rrit në 2.300 ose 2,3 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive.
Danimarka ka numrin e madh të qytetarëve të vaksinuar: sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 88,3 për qind e të rriturve janë vaksinuar me dy dozat. Mesatarja në Evropë është 75,5 për qind, e danezët janë në mesin e të parëve që aplikuan masën e izolimit në mars të vitit të kaluar, ndër të parët që kërkonin pasaportën COVID-19.
Ndërkaq, tani po shqyrtojnë edhe certifikatën COVID-19 për të hyrë në kafiteri, restorante dhe klube të natës si dhe nëpër evente ku marrin pjesë mbi 200 persona.
Epidemiologu danez Lone Simonsen nga Universiteti i Roskild, paralajmëron se e dhëna më e rëndësishme nuk është numri i rasteve pozitive, por sa prej tyre po përfundojnë në spitale.
Megjithatë Danimarka nuk do t’i nënshtrohet izolimit total, mjeku Simonsen nuk e mohon mundësinë që 95 për qind e të moshuarve nga 50 vjet e tutje të vaksinohen plotësisht, e kjo është thelbësore pasi më të moshuarit kanë rrezik më të madh nga vdekja dhe simptomat më të theksuara të sëmundjes.
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...