Google ADS

Pas SHBA, uragani “Dorian” shkakton dëme materiale edhe në Kanada

09:37 | 8 Shtator 2019
L G

Pas shkaktimit të dhjetëra viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale në Ishujt Bahamas dhe Shtetet e Bashkuara, stuhia “Dorian” tashmë ka arritur në Kanada, më saktësisht në provincën Nova Scotia.

Stuhia e fuqishme e goditi qytetin Halifax të shtunën me erëra që arritën shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë. Kjo erë i nxori me rrënjë dhe i la pa energji elektrike më shumë se 450 mijë shtëpi.

Ministri kanadez për siguri publike, Ralph Goodale, tha se autoritetet do ta angazhojnë ushtrinë për të marrë pjesë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Prishja e motit në Kanada erdhi pasi e njëjta stuhi i goditi Ishujt Bahamas, ku e humbën jetën 43 persona. Sidoqoftë, numri i viktimave mund të rritet.

Zyrtarët kanadezë thanë se stuhia ka sjellë dhjetë centimetra shi dhe se kjo sasi mund të dyfishohet deri në mëngjesin e së dielës.

Autoritetet i kanë këshilluar banorët e zonave të prekura që të zhvendosen përkohësisht nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga stuhia.

Javën e kaluar, uragania “Dorian” i goditi Ishujt Bahamas si stuhi e nivelit të pestë me erëra që arritën shpejtësinë deri në 295 kilometra në orë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme