Rusia do të përballet me kolapsin e ekonomisë së saj si rezultat i sanksioneve perëndimore që ndëshkuan Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë, e këtë e bëri të ditur sot ministri francez i financave Bruno Le Maire, raporton the guardian.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj bankës qendrore të Rusisë, bizneseve të saj kryesore, oligarkëve dhe zyrtarëve, përfshirë vetë Vladimir Putinin, dhe kanë ndaluar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift.
“Ne do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire për radion France Info.
“Ne do të provokojmë kolapsin e ekonomisë ruse.”
Rubla ruse ra në mënyrë të pjerrët të hënën, megjithëse monedha u rikthye pak të martën./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet