Valuta kombëtare e Turqisë, lira, shënoi humbje të vlerës deri në 2 për qind të martën, duke e vazhduar trendin negativ të një dite më parë dhe duke e dëmtuar rritjen masive të javës së kaluar.
Në orën 8 të mëngjesit, lira ishte për 1.7 për qind më e dobët në këmbim me dollarin amerikan, ndërsa më herët vlera e saj ishte edhe më e ulët. Pavarësisht rritjes së madhe javën e kaluar, lira ka pësuar 37 për qind rënie këtë vit në raport me dollarin.
Lira u rrit për më shumë se 50 për qind javën e kaluar pas ndërhyrjeve me miliarda dollarë në treg, të përkrahura nga shteti, shkruan Reuters.
Presidenti Rexhep Erdogan javën e kaluar njoftoi për një nismë që turqit t’i shndërronin kursimet e tyre në lira dhe kështu, Thesari dhe Banka Qendrore do t’i rimbursojnë humbjet e shkaktuara nga rënia e vlerës së lirës gjatë periudhës së depozitimit.
Para njoftimit të presidentit turk, vlera e lirës ra në nivelin më të ulët ndonjëherë, pas disa muajve me vlerë negative për shkak të shqetësimit rreth politikave qeveritare për uljen e shkallës së interesit, të kërkuar nga Erdogani.
Nga shtatori, Banka Qendrore e ka ulur shkallën e interesit për 500 pikë bazë, pavarësisht rritjes së inflacionit, që ka shkuar në mbi 21 për qind. Ekonomistët presin që inflacioni të shkojë në mbi 30 për qind vitin e ardhshëm.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...