Pas publikimit të rezultateve nga “EXIT-POLL”-et, vijnë reagimet e dy kandidatëve kryesorë për kancelar të Gjermanisë

20:20 | 26 Shtator 2021
KRG

Olaf Scholz, kandidati i Social Demokratëve për të pasuar Angela Merkelin si kancelare, u tha mbështetësve se udhëheqja e ngushtë e partisë së tij do të thoshte se votuesit gjermanë donin që ai të ishte “kancelari i ardhshëm” i vendit.

Scholz tha se ishte “i kënaqur me rezultatet”, të cilat ai i cilësoi si “një sukses i madh”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Votuesit votuan për ne sepse donin një ndryshim”, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, rezultatet paraprake të publikuara në televizionin publik pasi qendrat e votimit u mbyllën në orën 6 pasdite gjetën SPD të Scholz me rreth 24.9 deri në 25.8 për qind të votave, të ndjekur nga Kristian-Demokratët e Merkelit dhe kandidatin e tyre Armin Laschet me 24.2 deri në 24.7 për qind.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga Olaf Scholz, Armin Laschet, kandidati konservator për të pasuar Angela Merkelin si kancelarë.

Ai tha se ai ende synonte të kryesonte qeverinë e ardhshme të koalicionit të Gjermanisë, edhe pse vlerësimet e hershme treguan se blloku CDU-CSU i Merkel ishte pas Social-Demokratëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndërtuar një qeveri të udhëhequr nga Bashkimi (konservator)”, u ka thënë Laschet mbështetësve në Berlin, duke shtuar se rezultati i votimit “është ende plotësisht i paqartë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme