Rritjet e taksave të karburanteve që kanë çuar në disa javë protesta të dhunshme në Francë tani janë shtyrë për gjashtë muaj.
Ky veprim u njoftua në një fjalim televiziv nga kryeministri Edouard Philippe, i cili tha se do duheshin të ishin “të shurdhër ose të verbër”, për të mos dëgjuar apo parë zemërimin, transmeton portali arbresh.info.
Protestat kanë goditur qytetet e mëdha, duke shkaktuar dëme dhe përçarje gjatë tre fundjavave të kaluara.
Protestat e “gilets jaunes” (jelekët e verdhë) tani janë rritur për të reflektuar zemërimin më të përhapur në qeveri.
“Jelekët e verdhë” janë quajtur ashtu për shkak se kanë dalë në rrugë të veshur me veshje të verdha shkëlqyese që kërkohet të mbahet në çdo automjet sipas ligjit francez.
Presidenti Emmanuel Macron u zgjodh vitin e kaluar me një mandat të madh për reformën ekonomike gjithëpërfshirëse, por popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit mes akuzave se ai është një “president i të pasurve”.
Katër vetë kanë vdekur që nga fillimi i trazirave dhe dhuna dhe vandalizmi rezultues janë dënuar gjerësisht./Arbresh.info/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...