Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pasi ish-senatori zviceran dhe përpiluesi i raportit me pretendime për trafikim organesh, Dick Marty, ka treguar se që nga viti 2020 jeton nën masa të rrepta të sigurisë pas informacioneve se Shërbimi Sekret i Serbisë e ka vënë në shënjestër për ta likuiduar dhe më pas për ta fajësuar faktorin shqiptar, për një gjë të tillë.
Delawie tha se Marty është një nëpunës me karrierë të gjatë dhe se nuk duhet që në vendin e tij të jetojë nën masa sigurie 24/7.
Tutje ish-ambasadori Delawie tha se Ballkani s’ka nevojë për telashe shtesë si rasti me supozime për vrasjen e Martyt.
“Z. Marty është një nëpunës publik me karrierë. Ai nuk duhet të jetojë me siguri 24×7 në Zvicër, në vendin e tij. Ballkani nuk ka nevojë për ndonjë telash shtesë si ky komplot i supozuar i vrasjes”, ka shkruar Delawie. /arbresh.info/
Mr. Marty is a career public servant. He should not have to live with 24×7 security in Switzerland, his own country. The Balkans does not need any additional trouble like this alleged assassination plot. https://t.co/jCAePwVlvJ
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) April 12, 2022
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...