Pas presionit të SHBA-ve, Greqia nuk ndihmon anijen iraniane

15:21 | 21 Gusht 2019
Arbresh.info

Greqia ka refuzuar të ndihmojë tankerin iranian të ndaluar së fundmi në Gjibraltar nën dyshimin se po dërgonte naftë në Siri.

Zëvendësministri i jashtëm Miltiadis Varvitsiotis i tha transmetuesit ANT1 që vendi i tij nuk ishte i gatshëm të lehtësojë rrugën e kësaj anije për në Siri, transmeton portali arbresh.info.

Veprimi vjen pasi që Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo kërcënoi me sanksione secilin vend që ndihmon tankerin.

Adrian Darya-1 u largua nga Gjibraltari të dielën dhe renditi portin Grek Kalamata si destinacionin e tij.

Autoritetet në territorin britanik ndaluan cisternën në korrik. Më parë njihej si Grace 1.

Përkundër një kërkese të minutës së fundit të SHBA-së, Gjibraltari hoqi urdhrin e ndalimit të premten dhe cisterna u nis në lindje për në Mesdhe.

Teherani ka thënë më parë se ishte i gatshëm të dërgonte forca detare për të shoqëruar Adrian Darya-1 i cili aktualisht është në veri të portit algjerian të Oranit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme