Qeveria bullgare ka thënë se kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom do të ndalojë dërgesat në vend nga nesër. Ky lajm vjen disa orë pasi Polonia tha se furnizimi i saj me gaz nga Rusia po pezullohej.
Reuters citon ministrinë bullgare të energjisë se Bullgaria ka ndërmarrë hapa për të siguruar furnizime alternative me gaz dhe se u ka thënë banorëve se nuk ka nevojë të kufizohet konsumi i gazit për momentin.
Ministria sqaroi se Gazprom ka propozuar një skemë të re pagese që shkel kontratën aktuale me Bullgarinë.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret në fillim të këtij muaji që u kërkon blerësve të gazit të paguajnë në rubla përmes llogarive bankare ruse , për të mbështetur monedhën e tij ndërsa sanksionet perëndimore vazhdojnë.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...