Pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca, mblidhen ekspertët e sigurisë nga OBSH

14:30 | 16 Mars 2021
A. B.

Pas pezullimit nga disa vende evropiane, ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë mbledhur sot për të shqyrtuar vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Ka pasur një numër rastesh në Evropë të mpiksjes së gjakut të raportuara pas administrimit të vaksinës, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

Sipas tyre numri i incidenteve përputhet me normën e raportuar zakonisht në popullatën e përgjithshme.

Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSH thanë se nuk ka prova të mpiksjes së gjakut.

“>ws/av-embeds/56411561/vpid/p0986c7t”>

Edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të zhvillojë takim sot.

Ndryshe, pas takimit, pritet të lëshojë vendim mbi përdorimin e vazhdueshëm të vaksinimit Oxford-AstraZeneca. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme