Parlamenti irakian ka miratuar qeverinë e re, duke i dhënë fund muajve të bllokadës, në kohën kur vendi po përballet me krizën ekonomike dhe pandeminë e koronavirusit.
Ish shefi i inteligjencës Mustafa la-Kadhimi, personi i tretë që nominohet për të zëvendësuar Adel Abdul Mahdi që nga nëntori, është betuar si kryeministër pas votimit të së mërkurës mbrëma, transmeton portali arbresh.info.
“Siguria, stabiliteti dhe lulëzimi i Irakut është rruga jonë”, shkroi ai.
Megjithatë, KAdhimi nuk do të nisë mandatin e tij me kabinet të plotë.
Faktorët politikët janë ende duke negociuar për kandidatët për ministritë kyçe të naftës dhe punëve të jashtme, gjersa deputetët kanë refuzuar zgjedhjet e tij për dikasteret e tregtisë, drejtësisë, kulturës, agrikulturës dhe migracionit.
SHBA dhe Kombet e Bashkuara mirëpritën formimin e një qeverie të re, por i kërkuan z. Kadhimi të lëvizë me shpejtësi për të adresuar problemet e Irakut.
Myslimani 53-vjeçar Shia shihet si një i pavarur politik dhe një pragmatist.
Ai është një ish-gazetar që shkroi kundër ish presidentit Saddam Hussein nga mërgimi në Iran dhe në Mbretërinë e Bashkuar përpara pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA në 2003./arbresh.info/
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...