Google ADS

Pas përurimit në Stamboll, këto janë aeroportet e tjera që priten të ndërtohen nëpër botë

23:05 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Njerëzit sa vijnë e udhëtojnë më shumë me avionë. Për këtë arsye, qytetet me më shumë trafik po ndërtojnë aeroporte të reja për të përballuar fluksin e dhjetëra miliona udhëtarëve.

Rezultati është që bota pasurohet me vepra moderne arkitekturore, të cilat orientohen më shumë drejt hapësirave e ngjyrave, për të lënë pas zymtinë e të shkuarës.

Këto vepra janë aq madhore sa për përurimin e tyre organizohen ceremoni të veçanta.

Më poshtë keni listën e aeroporteve më të mëdhenj që pritet të përurohen së shpejti e që kanë vlera të larta arkitekturore.

Aeroporti Daxing i Pekinit do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë. Është llogaritur edhe që të ulë kohën që udhëtarët bëjnë në këmbë.

Long Than në Vietnamn do të hapet në vitin 2025.

Aeroporti Al Maktoum i Dubait, tashmë i hapur, një ditë do të ketë pesë terminale.

Aeroporti Lous Armstrong në Nju Orleans do të hapet në Maj të vitit 2019.

Aeroporti ndërkombëtar i Pitsburgut do të marrë 1.1 miliard dollarë për rinovim. Pritet të mbarojë në vitin 2023.

Aeroporti i Berlinit duhej të ishte hapur që në vitin 2012, por është vonuar, duke “prishur” kështu imazhin e “përpikërisë gjermane”.

Aeroporti i Stambollit u përurua sot në Turqi. Pritet të përdoret nga 150 milionë udhëtarë në vit.

Aeroporti i Mançesterit, i treti më i madh në Angli, pritet të zgjerohet së shpejti.

Aeroporti ndërkombëtar në Nju Xhersi të SHBA-ve, do të marrë 2.3 miliardë dollarë për t’u përmirësuar.

Aeroporti La Guardia në Nju Jork do të hapet së shpejti i përmirësuar, me më shumë hapësira.

Aeroporti Perëndimor i Sidnejt nisi të ndërtohet në vitin 2018.

Changi i Singaporit do të hapet në vitin 2019. Do të lidhë bashkë tre terminalet e tanishme.

Aeroporti i ri Ndërkombëtar i Meksikës pritet të ndërtohet së shpejti, edhe pse ka gjasa që të bllokohet nga mosmarrëveshjet politike.

Aeroport Carlisle do të hapet në veri të Anglisë. Do të ofrojë fluturime për në Belfast, Dublin dhe Londër.

Aeroporti i ri i Varshavës do të hapet në vitin 2021 /tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme