Google ADS

Pas muajsh protesta, qeveria e Hong Kongut tërheq projektligjin kontrovers

09:34 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Udhëheqësja e Hong Kongut do të tërheqë edhe formalisht projektligjin kontrovers të ekstradimit.

Ky vendim erdhi pas muajsh të protestave të qytetarëve të cilët janë kundër, transmeton portali arbresh.info.

Qindra mijëra protestues kanë marshuar në rrugët e ish-kolonisë Britanike që nga fundi i Prillit.

Carrie Lam kishte pezulluar më parë ligjin e propozuar, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për publikun që kërkoi që ai të hiqej plotësisht.

Prej muajsh në Hong Kong po zhvillohen protesta të cilat edhe u bënë të dhunshme, ku kërkohej tërheqja e projektligjit, e drejta për zgjedhje të lira si dhe hetim të brutalitetit policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme