Banorët e Libanit jugor që u larguan muajin e kaluar pas bombardimeve janë rikthyer në shtëpitë e tyre për të parë dëmet, teksa armëpushimi vijon mes Izraelit dhe Hamasit.
Ata shpresojnë në përfundimin e përleshjeve kufitare, që po zhvillohen prej 20 vitesh. Rreth 200 km nga Rripi i Gazës në Libanin jugor, njerëzit në zonat e dëmtuara nga bombardimet izraelite shprehën lumturinë që u rikthyen në shtëpi, por njëherazi edhe trishtim se bombardimet kanë shkatërruar çdo gjë.
“Ne po qëndrojmë, nuk planifikojmë të largohemi, çfarëdo që të ndodhë. Ata dëmtuan shtëpitë, por shtëpitë mund të rindërtohen dhe gjithçka do të kthehet si dikur edhe më mirë se më parë.”
Mure të shkatërruara dhe grumbuj mobiljesh të thyera të shpërndara në shumë të shtëpi kjo është pamja në disa fshatra libanez. Mbadda Salloum, një banor nga fshati Yaroun, kërkon zgjatje të armëpushimit, pasi rikthimi i luftimeve në kufirin libanezo-izraelit mund të intesifikohet.
“Ne ishim këtu ditët e para, pastaj shkuam në Bejrut dhe u kthyem kur armëpushimi nisi. Jemi shumë të lumtur që u kthyem në fshat dhe gjetëm të afërmit tanë. Urojmë ky armëpushim të jetë i përhershëm.”
Izraeli dhe Hezbollahu nisën sulme të ndërsjellta në kufi duke përdorur raketa dhe artileri të rëndë, duke shënuar përleshjet më të rënda në kufirin libanez.
Shumë familje po përdorin pauzën në luftime për të mbledhur sendet nga shtëpitë e tyre dhe për të vlerësuar dëmet. Shkollat dhe shumica e dyqaneve janë ende të mbyllura. Rreth 55,500 njerëz në të gjithë Libanin jugor kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga 21 Nëntori. E njëjta pamje është edhe në Izraelin jugor.
“Na ka marrë malli për shtëpitë dhe tokat tona. Shtëpitë e Mhaibib ishin objekt i bombardimeve të rënda. Shumica e shtëpive u dëmtuan pjesërisht, por disa të tjera u shkatërruan plotësisht si dhe u dogjën.”
Që nga 7 Tetori sulmet izraelite kanë vrarë rreth 100 njerëz në Liban 80 prej tyre luftëtarë të Hezbollahut./Klan News
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë