Presidenti Trump shkarkoi nga puna të premten këshilltarin e tij kryesor, Stephen Bannon. Po të premten, Bannon u kthye tek puna e tij e mëparshme, si shef ekzekutiv i portalit të ekstremit të djathtë, “Breitbart News”.
Bannon pati marrë drejtimin e këtij portali pas vdekjes të themeluesit të tij Andrew Breitbart, në vitin 2012. Me ardhjen e Stephen Bannonit në krye, “Breitbart News” mori një drejtim edhe më nacionalist nga ç’kishte më parë, duke pasqyruar idetë e lëvizjes së ekstremit të djathtë.
Bannon njihet si personi që e ndihmoi Donald Trumpin të siguronte fitoren në zgjedhje, duke futur frymën populiste dhe nacionaliste në mesazhin e tij drejtuar elektoratit. Por gjatë këtyre muajve thuhet se ai kishte pasur kortradikta me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit, përfshirë dhëndrin e Presidentit, Jared Kushner. Disa mbështetës të Trump i patën bërë thirrje atij që ta shkarkonte ndihmësin e tij kryesor..
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Bannon i tha televizionit “Bloomberg News” se “do të luftonte në favor të Presidentit Trump me kundërshtarët të tij në Kongres, në mediat dhe në korporatat amerikane.”
Në një tjetër intervistë, për “The Weekly Standard” Steve Bannon tha:
“Tani jam i lirë, përsëri me duart në armët e mija. Dikush më pati quajtur “Bannon barbari”. ..Dhe tani unë jam më i vendosur se kurrë ta shkatërroj opozitën”, – tha ish ndihmësi i afërt i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...