Pas kullës Grenfell, Londra investon 10 milionë funta për shuarje të zjarrit

09:59 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Konsullata më e madhe e Londrës ka bërë të ditur se do të instaloj spërkatës për shuarje të zjarrit në të gjitha kullat e qytetit që kanë më shumë se 10 kate.

Ky vendim ka ardhur pas tragjedisë së javës së kaluar kur kulla Grenfell u përfshi nga zjarri që shkaktoi vdekjen e së paku 79 personave, transmeton arbresh.info.

Ky projekt pritet të kushtoj rreth 10 milionë funta dhe nuk do të filloj së zbatuari deri në shtator të këtij viti.

Numri i blloqeve që pritet të pajisen me këto aparate do të jetë rreth 25./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme