Google ADS

Pas kaosit në Kongresin Amerikan, reagon Donald Trump

21:47 | 6 Janar 2021
L G

Kaosi po mbretëron në Kongresin Amerikan pas hyrjes së mbështetësve të presidentit, Donald Trump.

Ky i fundit tashmë ka reaguar rreth situatës, duke u kërkuar mbështetësve të qetësohen dhe largohen nga Capitol Hill.

“Ju lutemi mbështesni Policinë e Kapitolit dhe Zbatimin e Ligjit. Ata janë me të vërtetë pjesë e vendit tonë. Qëndroni të qetë!”, shkroi fillimisht republikani në llogarinë personale në Twitter.

“Po ju kërkoj të gjithëve në Capitol të qëndrojnë të qetë. Jo dhunë! Mos harroni, Ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat e gratë tona të shkëlqyera të (uniformave) të kaltra. Faleminderit!”, përfundoi Trump.

Tashmë po qarkullojnë video në rrjetet sociale teksa ka përleshje mes mbështetësve amerikan dhe policisë së kryeqytetit, Uashington.

Madje, raportohet se një person është lënduar rëndë pas të shtënave me armë brenda Capitol Hillit, transmeton Telegrafi.

Nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Kongresi, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të saj.

Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme