Pas Italisë, edhe Greqia i ka bërë apel Bashkimit Europian që të akordojë më shumë fonde dhe burime njerëzore, për të përballuar krizën e emigrantëve.
Ministri i Emigrimit, Dimitris Vitsas tha se kërkon mbështetje për Athinën dhe veçanërisht për ishujt kufitarë, që përballen të parët me fluksin e emigrantëve.
“Vendet kufitare duhet të marrin mbështetje financiare. Ne jemi veçanërisht të interesuar që të mbështeten financiarisht 5 ishujt tanë, që po presin një fluks prej më tepër se 18 mijë emigrantësh, shifër kjo dy herë më e lartë sesa kapacitetet shtetërore”, deklaroi Vitsas.
Ministri grek tha se Athina gjithashtu donte më shumë staf nga agjencia e azilit e BE-së, EASO dhe më shumë përkthyes, duke thënë se 38 gjuhë dhe dialekte po flisnin në kampin e Moria në Lesbos, porta kryesore e ishullit për gati një milion njerëz në 2015.
Ishujt grekë janë vendet e para që presin fluksin e emigrantëve që i largohen luftës dhe varfërisë së Sirisë apo vendeve të tjera rrotull. Aktualisht vendi po përballet me shqyrtimin e një fluksi të lartë dosjesh aplikimi për azil./tch/
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...