Ish mbreti i Spanjës Juan Carlos është larguar nga vendi në një destinacion të panjohur, disa javë pasi u lidh me një hetim në korrupsion.
Juan Carlos, 82 vjeçar, njoftoi për zhvendosjen në një letër drejtuar djalit të tij, Felipes të cilit ia dorëzoi pushtetin gjashtë vjet më parë, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se do të jetë në gatishmëri nëse prokurorët duan ta intervistojnë.
Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi hetimet për përfshirjen e Juan Carlosit në një kontratë të hekurudhave të shpejtësisë së lartë në Arabinë Saudite.
Ish mbreti me shumë gjasë ishte larguar tashmë kur letra u lëshua të hënën, raporton gazeta El País e Spanjës. Është e paqartë se ku është Juan Carlos, megjithëse disa media spanjolle raportojnë se ai është në Republikën Dominikane.
Ky është një largim poshtërues për një mbret, i cili dikur ishte dukur i vendosur për të hyrë në histori, si udhëheqësi që drejtoi me shkathtësi Spanjën nga diktatura në demokraci, pas vdekjes së gjeneralit Franco më 1975, raporton BBC.
Juan Carlos abdikoi në 2014 pas gati 40 vjet si mbret pas një hetimi korrupsioni që përfshinte burrin e vajzës së tij dhe një udhëtim të diskutueshëm për gjueti elefanti që monarku mori gjatë krizës financiare të Spanjës./arbresh.info/
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?
Nuk keni kujtesë të fortë? Kështu mund t’ju vijnë në ndihmë ...
Redoni-Eglit nga studio: Mezi pres të shoh sytë e ty, fitorj...
Numrat e engjëjve: Çfarë mesazhi kanë për ty?
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturina...
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor