Një grua në Kinë për pak sa nuk është goditur nga treni, kur vendosi të kërcejë në shina në stacionin e trenave në qytetin Nanking.
33-vjeçarja e identifikuar vetëm si Wang, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se në ato momente po afrohej treni dhe se veprimin e kishte bërë për ta frikësuar të dashurin e saj, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ata fillimisht ishin grindur në stacionin e trenave, dhe në një moment ajo kishte vendosur të kërcej në shina duke menduar të tallet me partnerin, megjithatë në ato momente po vinte treni.
“Thjesht kam dashur të tallem. Dikush më ka tërhequr pak metra para se të më godiste treni”, ka deklaruar Wang.
Për fat të mirë gjithçka ka përfunduar pa pasoja, por është dashur të paguaj rreth 28 dollarë dënimin për shkak se ka vonuar trenin dhe ka krijuar kaos tek pasagjerët dhe shoferi.
https://twitter.com/shanghaidaily/status/1062973764881641472
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...