Banka gjermane, Deutsche Bank, nuk do të bëjë biznes në të ardhmen me presidentin në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, apo me kompanitë e tij për shkak të protestave të dhunshme në Capitol javën e kaluar.
Deutsche Bank është huadhënësja më e rëndësishme e Trumpit, me rreth 340 milionë dollarë hua për organizatën “Trump Organization”, e cila menaxhohet nga dy djemtë e miliarderit, shkruan Reuters.
Lajmin për këtë vendim të bankës e para e publikua gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, e cila citoi një person të afërt me Deutsche Bank.
Zëdhënësi i kësaj banke të martën refuzoi të komentonte në lidhje me këtë rast. Përgjigje ende nuk kanë dhënë as nga organizata “Trump Organization” dhe nga Shtëpia e Bardhë.
Në nëntor të vitit të kaluar, agjencia Reuters raportoi se Deutsche Bank është duke kërkuar mënyra për t’i dhënë fund raportit të saj me Trumpin pas zgjedhjeve presidenciale për shkak të publicitetit negativ që rrjedh nga këto marrëdhënie.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...