Google ADS

Pas gjashtë vitesh, Roma zbardhet nga bora

21:22 | 26 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Italisë ka dërguar ushtrinë për të pastruar rrugët e Romës, pasi vendi u mbulua nga bora për herë të parë pas gjashtë vitesh.

Ky veprim pas acarit që ka mbërthyer Europën dhe ka marrë katër jetë njerëzish, transmeton portali arbresh.info

Bora deri në 5cm ka mbuluar Romës, ndërsa temperaturat kanë rënë në -25.

Disa nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit, duke përfshirë Koloseu dhe Forumin Romak, janë mbyllur.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, ka urdhëruar që shkollat publike të mbyllen, deri në kohën kur të kalojë acari.

Kohë me temperature të ulta është duke mbretëruar edhe në Gjermani dhe në disa vende tjera të Europës./arbresh.info/

https://twitter.com/cLivesay/status/968037013374021632?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F419848-italy-army-rome-snow%2F

https://twitter.com/SM_Difesa/status/968087218626711552?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F419848-italy-army-rome-snow%2F

https://www.facebook.com/RTvids/videos/1884202894923288/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme