Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, ka lënë të vdekur 21 persona dhe 799 të lënduar në zonën e Izmirit.
Epiket e shpëtimit janë duke punuar që të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish nga tërmeti që shembi rreth 20 ndërtesa, transmeton portal arbresh.info
Përkundër dhimbjes, ekipet e shpëtimit kanë ndarë edhe moment gëzimi pasi kanë nxjerrrë të gjallë qytetarën turke të mbetur nën rrënoja për gati 10 orë.
Lajmin për nxjerrjen e saj e ka konfirmuar vetë ministri i Brendshëm turk, Bekir Pakdemirli, i cili për gazetën turke “Hurriyet” përmes telefonit tha se kanë arritur të shpëtojnë një grua
Turqia dhe Greqia janë goditur rëndë nga tërmeti që shkaktoi edhe përmbytje./arbresh.info/
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...