Presidenti amerikan, Donald Trump, e shikon fitoren e thellë të Boris Johnson gjatë zgjedhjeve legjislative në Britaninë e Madhe si një shenjë e mirë për rizgjedhjen e tij në vitin 2020.
“Dëshiroj të përshëndes, Boris Johnson për fitoren fantastike”, deklaroi Trump nga zyra ovale në pritje të presidentit të Paraguajit, Mario Abdo Benitez.
“Mendoj se kjo mund të jetë një pararojë e asaj që do të ndodhë në vendin tonë”, shtoi ai.
Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë kishte përshëndetur mikun e tij Boris në një mesazh në Twiter.
“Britania e Madhe dhe SHBA-ja do të jenë tashmë të lira të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare pas Brexit. Kjo marrëveshje do të jetë potencialisht shumë më e madhe dhe më fitimprurëse sesa çdo marrëveshje që mund të arrihet me Bashkimin Europian. Bravo Boris!, shkruante Trump në Twitter.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...