Për shekuj me rradhë, Mosuli ishte magnet për artistët anembanë rajonit dhe nga aty dolën muzikantët më të mirë të Irakut.
Por, viteve të fundit, Mosuli përjetoi një heshje shurdhuese të muzikës, transmeton portali arbresh.info
Për tre vite rradhazi, deri në verën e kaluar, qyteti verior ishte nën sundimin brutal të Shtetit Islamik.
Në imponimin e një ndalimi në të gjithë qytetin për të luajtur apo edhe për të dëgjuar muzikë, xhihadistët thyen dhe djegën instrumente.
“Ishte e pamundur që të sillja paisjen time me vete kur dilja nga shtëpia”, tha banori i qytetit Fadel al-Badri, i cili e fshehu violinën e tij të çmuar nga luftëtarët e tërbuar.
Parashikimi i represionit të Shtetit Islamik, në vitin 2000 Al-Qaida dhe grupe tjera, vendosën që Mosulin ta kthenin në një qytet ulta-konservator.
Me Mosulin e liruar nga goditja e Shtetit Islamik në korrik të vitit 2017, qytetit të dytë të Irakut po i kthehet muzika.
“Pas çlirimit, këngët janë kthyer atje ku ata vërtet i përkasin Mosulit”, tha Badri, duke përshëndetur kthimin e festimeve në mbrëmje dhe festivale.
Mosuli ka një histori të pasur të muzikës.
Është qyteti i Zuryab, muzikantit që prezentoi oudin, flautën orientale në mbarë botën arabe dhe në Europë në shekullin e 9-të.
Qyteti ka edhe zhanër të veçantë të baladave arabe, të njohura në Irak dhe më gjerë.
Nga shfaqjet folklorike dhe koncertet filarmonike në dasma dhe festa tjera, e mbushin ajrin me gjallëri.
Megjithatë, kjo nuk kishte asnjë kuptim për Shtetin Islamik, militantë të cilët shkatërruan trashëgiminë e Mosulit.
Xhihadistët filluan duke shkatërruar statujën e virtuozit të famshëm baladës Mulla Uthman al-Mosuli, dhe pastaj e kthyen vëmendjen e tyre në shkatërrimin e instrumenteve në të gjithë qytetin.
Shteti Islamik kishte detyruar shumë muzikantë në Mosul që të nënshkruanin një premtim që kurrë më nuk do të luanin muzikë ose nuk do të këndonin, të cilat premtime u vendosën nëpër shumë xhami dhe vende publike.
Këngëtari Ahmet al-Saher, 33 vjeç, tha e terë ishte poshtëruese.
“Unë nuk mund të largohesha nga Mosuli, pasi ata e kishin vënë gisht tek nëna ime e sëmurë. Më desht të qëndroja nën këtë presion dhe të jetoja me frikë”, tha ai.
Banorët e zakonshëm, si dhe muzikantët, janë të prirur për të festuar kthimin e lirisë artistike.
Megjithatë, kthimi në jetë i muzikantëve në Mosul nuk ishte aspak e lehtë.
Tahsin Haddad, i cili kryeson sindikatën e artistëve lokalë, tha se është i gatshëm të mbështesë artet publike në të gjithë krahinën.
Muzikani irakian Karim Ëasfi kohëve të fundit ka luajtur muzikë në një park të Mosulit, aty kur dikur trajnoheshin fëmijët që të bëheshin pjesë e “luftës së shenjtë”.
Tanimë, Mosuli ka hapur dyert për shumë muzikantë nga vendi, rrethi dhe nga jashtë kufijve./arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...