Presidenti francez, Emmanuel Macron ka refuzuar që t’i përshkruajë veprimet ruse si “gjenocid”. Në një intervistë për një media franceze, i pyetur ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, nëse do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha:
Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezër. Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze. Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po jetojmë përmes krimeve të luftës që janë të paprecedentë në tokën tonë – tokën tonë evropiane.
Presidenti francez, i cili aktualisht kandidon për rizgjedhje, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.
“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, tha Macron.
Sjellim në vëmendje se Biden deklaroi më herët se mizoritë që po zbulohen në Ukrainë kualifikohen si “gjenocid”./tvklan.al
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...