Anthony Fauci do të largohet nga rolet e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si shef mjekësor i presidentit Joe Biden në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e gati katër dekadave si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive.
“Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”, tha Fauci.
“Fauci ka shërbyer në NIAID për 38 vjet duke filluar në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan. Biden vlerësoi punën e Fauci në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij “të palëkundur” ndaj punës, si dhe “shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor”.
“Pavarësisht nëse e keni takuar personalisht apo jo, ai ka prekur jetën e të gjithë amerikanëve me punën e tij,” – u shpreh Biden. /euronews
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj