Google ADS

Pas bisedës me Biden, Ukraina pranon katër miliardë dollarë ndihmë financiare nga ShBA

14:58 | 15 Shkurt 2022
S D

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se pas bisedës me homologun e tij amerikan Joe Biden, Ukraina ka pranuar 1 miliard dollarë përkrahje financiare dhe 3 miliardë dollarë të tjera për projekte në Ukrainë nga ShBA-ja.

“Partneriteti Strategjik në vepra – ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ofrimin e mbështetjes financiare të konsiderueshme prej 1 miliard dollarë dhe 3 miliardë dollarë në dispozicion për projektet në Ukrainë. Faleminderit Presidentit Joe Biden për vendimin e shpejtë dhe rezultatet konkrete pas bisedës sonë”, ka shkruar Zelenskyy.

Çmimi i karburanteve ra nga niveli më i lartë në shtatë vitet e fundit për gati 2.5 për qind në mëngjesin e së martës, pasi Rusia tha se disa trupa të saj në kufirin me Ukrainën do të kthehen në bazat e tyre. Çmimi në bursën amerikane për naftë të papërpunuar, ËTI, ra për 2.7 për qind në 92.88 dollarë për fuçi, pas shenjave për uljen e tensioneve, shkruan BBC.

Vlera e aksioneve gjithashtu shënoi rritje në bursën e Londrës. “Kriza Rusi – Ukrainë e ka vendosur tregun e energjisë në alarm të lartë për pengesa të mundshme ndaj furnizimeve ruse të energjisë”, tha Stephen Brennock nga kompania për ndërmjetësim në shitjen e karburanteve, “PVM”.

Çmimi i arit, që vlerësohet si aset i sigurt në kohë të brishta, ra për 0.5 për qind./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme