Turqia është duke rritur prezencën ushtarake në EgjeunLindor, aty ku tashmë janë pozicionuar një numër i madh anijesh të vendeve të ndryshme si SHBA, Rusi, Izral, Greqi dhe Qipro.
Lajmi jepet nga portali grek Onalert.gr, ndërsa vendimi për dërgimin e dy korvetave dhe dy nëndetëseve u mor disa ditë më parë pas tensioneve për Zonën Eksluzive Ekonomike të Qipros, brenda të cilës ajo dha me koncension disa zona për kërkim gazi.
Kompanitë përfituese janë italiane dhe amerikane. Bëhet fjalë për gjigantin ExxonMobil, i cili ka dërguar tashmë në zonë anijën kërkuese, e cila është duke u mbrojtur nga anije ushtarake amerikane.
Më parë, turqit kishin paralajmëruar se do të ndalonin çdo lloj kërkimi në zonë nëse nuk do të ishte edhe miratimi i Qipros së Veriut.
Situata duket shpërthyese në Egjeun Lindor nisur edhe nga fakti se Turqia dhe Greqia kanë paralajmëruar një stërvitje të madhe në një zonë të gjerë.
Deri më tani, për fat të mirë janë shmangur incidentët, të cilët nëse do të ndodhnin, sipas ekspertëve do të rrezikonin një konflikt serioz. /albeu.com/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...