Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra është shkarkuar nga detyra pas akuzave të reja për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kongresi i Perusë mbrëmë me 105 vota pro, 18 kundër dhe 4 të përmbajtur votoi për shkarkimin e presidentit Vizcarra nga detyra.
Vizcarra ngarkohet për parandalimin e implementimit të të drejtave dhe drejtësisë në shtet dhe për deklarata të rrejshme që ka dhënë lidhur me akuzat për korrupsion.
Kongresi para shtatë ditëve ngriti procedurë për shkarkimin e tij dhe i dha fund këtij procesi në afat rekord.
Duke marrë parasysh se Vizcarra nuk ka pasur nënpresident, postin e shefit të shtetit në Peru deri në fund të korrikut të vitit të ardhshëm do ta ushtrojë kryetari i Senatit, Manuel Merino.
Kongresi i Perusë para dy vitesh ngriti procedurë për shkarkimin e presidentit të atëhershëm, Pedro Pablo Kuczyanski, por ai dha dorëheqje para deklarimit të delegatëve.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...