Ushtria gjermane sërish është nën zjarr, pasi u zbulua se instruktorët e stërvitjeve kishin dërguar kadetë në spital për shkak të një stërvitje shumë të rëndë.
Vëmdendja e mediave gjermane është kthyer sërish te skandalet, edhe pas skandaleve që përfshinin abuzimet sadiste seksuale, transmeton portali arbresh.info
Gazeta gjermane “Bundesëehri” ka raportuar se është ngritur padi kundër instruktorëve të stërvitjes në kazermat Staufer pranë Pfullendorf në Gjermaninë jugore. Instruktorët e stërvitjes akuzohen se kanë torturuar rekrutë të rinj me ushtrime shtesë.
Sipas një raporti të brendshëm nga Sekretari i Shtetit i Bundesëehrut Peter Tauber, i cituar nga media gjermane “Spiegel”, ka theksuar se gjatë ushtrimeve janë rrëzuar gjashtë rekrutë.
Media thekson se njëri nga ta është plagosur pasi është rrëzuar pavetëdije.
Për më tepër, raporti dyshon se instruktorët kishin zgjedhur me qëllim disa rekrutë dhe qëllimisht u kishin dhënë ushtrime të rënda.
Një nga oficerët e përfshirë në incident, një komandant i togave, është dënuar me një gjobë prej 2.000 euro për mbikëqyrje jokonsistente. Kolegu i tij, i cili është transferuar vetëm në një post tjetër, ende po hetohet.
Në raportin e cituar nga mediat thuhet se “në rastin aktual jo vetëm metodologjia edukimit sportive ishte e gabuar, por edhe parimet e sjelljes bashkëkohore njerëzore dhe janë shkelur rregullat ushtarake”.
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë gjatë muajve të fundit është duke kaluar një periudhë të vështirë, pasi është raportuar se shumë skandale kanë përfshirë ushtrinë e vendit.
Në vitin 2017, një ushtar vdiq dhe tre të tjerë u rrëzuan pas një marshimi në qytetin verior të Munster./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...