Presidenti i Irakut, Barham Salih në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit priti presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi i cili ka mbërritur në vend për të marrë pjesë në samitin trepalësh që do të zhvillohet mes Irakut, Egjiptit dhe Jordanisë.
Në kuadër të vizitës që zhvillohet në nivel presidencial pas 30 vitesh nga Egjipti në Irak, për Sisin u organizua një ceremoni zyrtare në aeroport.
Në samit do të bisedohen për çështjet e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe në fushën e investimeve mes tre vendeve.
Kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Kadhimi këtë samit e ka emërtuar si “Projekti i Damaskut të Ri”.
Janë marrë masa të nivelit të lartë të sigurisë
Që nga dje në kryeqytetin irakian, Bagdad, janë marrë masa të nivelit të lartë të sigurisë në mënyrë që të mos ketë ndonjë situatë të padëshiruar në kuadër të samitit.
Ndërkohë sot pritet që në Bagdad të mbërrijë edhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë.
Një numër i madh ushtarësh janë vendosur përreth Varrezave Mbretërore që do të vizitojë mbreti jordanez.
Samiti i tretë që mbahet në Bagdad, më parë u zhvillua respektivisht në Egjipt dhe Jordani./AA/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...