Pas 30 orëve të operacionit të kërkim-shpëtimit, nxirret e gjallë nga rrënojat e ndërtesës së shembur foshnja

12:11 | 15 Shtator 2022
A. B.

Ekipet e shpëtimit në Jordani kanë arritur të shpëtojnë vogëlushen që kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Amman, ku gjashtë persona është konfirmuar se kanë humbur jetën.

Të paktën 25 persona kishin mbetur të ngujuar në rrënojat e ndërtesës së shembur në Jabal al-Weibdeh, ku pas 30 orëve punë të palodhshme, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë vajzën 4-muajshe, raporton Al Jazeera.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe ato të shpëtimit, kanë punuar pandërprerë gjatë natës duke kërkuar personat që ngecën nën rrënoja.

Disa prej tyre tashmë janë nxjerrë gjallë edhe pse me lëndime të rënda trupore, ndërsa vajza 4-muajshe po konsiderohet si mrekulli pasi i mbijetoi këtij tmerri për plotë 30 orë.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe e ëma e vogëlushes, e cila thotë se është mrekulli që vajza e saj ka shpëtuar dhe se është e lumtur që sërish e ka pranë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme