Pas 23 vjetësh udhëheqje, jep dorëheqje kryetari i Ankarasë

21:23 | 23 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Ankarasë ka deklaruar se do të jap dorëheqje gjatë kësaj jave, duke u bërë kështu kryebashkiaku i pestë që largohet gjatë javëve të fundit.

Dorëheqjet po vijnë si pasojë e një kërkese për pastrimin e politikës lokale nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, transmeton portali arbresh.info

Melih Gokcek, një besnik i vendosur Erdogan i cili ka qenë kryetar i Bashkisë së Ankarasë për 23 vjet dhe fitoi pesë zgjedhje të njëpasnjëshme, përmes një postimi në Twitter tha se do të largohet nga posti të shtunën dhe ka shtuar se vendimi është marrë pas një takimi me Presidentin Erdogan, transeton portali arbresh.info

Katër kryebashkiakë të tjerë nga partia qeverisëse tashmë janë larguar nga postet udhëheqëse, përfshirë kryetarin e Stambollit, Kadir Topbas.

Vendimi i Erdoganit për të synuar kryetarët e bashkive që përcollën fitoren e tij të ngushtë në një referendum për t’i dhënë atij pushtet gjatë vitit të kaluar, nxorri në pah se ai ishte më i popullarizuar në vendet rurale sesa në ato urbane. Shtatëmbëdhjetë qytete të mëdha kanë votuar kundër tij.

Që nga ajo kohë, Erdogan ka kërkuar nevojën e rinovimit në qeverinë lokale dhe në Partinë AK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme