Kryeminsitri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe gruaja e tij, Sophie Gregoire Trudeau kanë vendosur t’i japin fund martesës pas 18 vitesh.
Kështu bëri të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Instagram ku shkruan se pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” dyshja “kanë marrë vendimin për t’u ndarë”, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai shton se do të mbeten “një familje e ngushtë me dashuri dhe me respekt të thellë”
“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, tha Trudeau në postimin e tij, të cilin e ndau edhe llogaria e Sophie.
Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Në një deklaratë, zyra e kryeministrit Trudeau tha se ndërsa çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes, ata do të vazhdojnë të dalin publikisht./Arbresh.info
View this post on Instagram
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme