Një tjetër viktimë e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në Qendrën Tregtare në New York, është identifikuar, thuhet sipas analistëve mjekësor të qytetit.
Viktima mashkull është personi i 1641 i cili është identifikuar nga gjithsejt 2,753 njerëz që kanë vdekur gjatë sulmit.
Identiteti i tij – i cili është përcaktuar duke përdorur teknologji të re të ADN-së është mbajtur i fshehtë me kërkesë të familjarëve.
Para njoftimit të së hënës, kishin kaluar dy vjet që kur u bë identifikimi i fundit i viktimave të sulmit të 9/11.
Hera e fundit që kur një viktimë u identifikua ishte në mars të vitit 2015.
1,112 persona të vdekur (40%) mbetën të paidentifikuar edhe 16 vjet pasi ka ndodhur ky sulm terrorist./kk
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist