Një turiste italiane është gjetur pas 12 orësh kërkime afër një shpelle në Karaburun, e cila kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.
Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.
Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën teksa ka falënderuar pjesëtarët e policisë që i shkuan në ndihmë.
Dy javë më parë një tjetër turiste gjermane u shpëtua në “Kodër Kunje” në Shkodër, ku ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime fizike./TopChannel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës