Auckland është vendosur në izolim, pasi ka regjistruar rastet e para të Covid-19 në 102 pas asnjë transmetim brenda vendit.
Kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën katër raste të konfirmuara në një familje në Auckland, duke shtuar që burimi i infeksionit ishte i panjohur, transmeton portali arbresh.info.
Rasti zero ishte një person në të 50-tat nga Aucklandi jugor, tha në një komunikatë shtypi Ministria e Shëndetësisë.
Personi kishte qenë simptomatik prej pesë ditësh, por nuk kishte raportuar për udhëtim jashtë vendit para se të testonte pozitiv për virus.
Kontaktet shtëpiake të rastit bënë një test të shpejtë dhe tre nga të testuarit gjithashtu rezultuan pozitivë, ndërsa tre të tjerë ishin negativë.
Kushdo që hyri në kontakt me personin do të gjurmohet dhe testohet për COVID-19, siç është protokolli i zakonshëm, shtohet më tej.
Të gjitha kontaktet e ngushta të katër rasteve do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë, pavarësisht nga rezultati i tyre i testit, dhe të gjitha kontaktet rastësore do të qëndrojnë në izolim deri sa të kenë rezultatet e testeve të tyre.
Tani, qyteti më i madh i Zelandës së Re do të futet në Nivelin e Tretë të Alarmit dhe shumë bare e biznese do të mbyllen
Udhëtimi drejt Auckland do të jetë i ndaluar përveç në rastet kur banorët kthehen në shtëpitë e tyre./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi