Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, ka bërë thirrje për përforcimin e partneritetit të NATO-s me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Esper ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e shefave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe ai foli në një ngjarje të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall (GMF), që u transmetua drejtpërdrejtë në faqen e internetit të GMF-së.
“Ne kemi nevojë të punojmë së bashku për të përforcuar partneritetin tonë me Turqinë dhe të sigurohemi që ata të kenë prirje përkrahëse që të jenë aleat i fuqishëm dhe i besueshëm, aleat përgjegjës siç kanë qenë në të kaluarën”, theksoi Esper.
Duke komentuar tensionet midis SHBA-ve dhe Turqisë gjatë operacionit kundër-terrorist turk në verilindje të Sirisë, Esper tha se, “Nuk kishte një mundësi ne të fillojmë një luftë me një aleat të NATO-s. Një aleat i NATO-s që ka qenë aleat shumë i mirë që nga anëtarësimi i saj në aleancë në vitin 1952”.
Ai tha se Turqia, në lidhje me aleancën, po shkon në “drejtim të gabuar”, duke iu referuar afrimit të Turqisë me Rusinë.
Esper tha se SHBA deri në muajin mars të vitit 2018 mposhti kalifatin fizik të DEASH-it me partneritetin e tyre me SDF-në.
“Angazhimi ynë ndaj kurdëve nuk ishte t’i ndihmojmë ata të krijojnë një shtet autonom kurd dhe t’i mbrojmë ata kundër Turqisë”, theksoi Esper.
Grupi terrorist YPG/PKK në Siri përdor akronimin SDF si mbulesë për të marrë mbështetjen e SHBA-ve.
Të martën, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, u pajtuan për një plan të përbërë prej 10 pikash, për të krijuar një zonë të sigurt pa terror në Sirinë veriore dhe ata përsëritën angazhimin e tyre për unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë.
Sipas marrëveshjes, terroristët e PKK/YPG-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra larg nga kufiri i Turqisë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ato ruse do të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.
Në fillim të këtij muaji, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar të gjitha grupet terroriste nga verilindje e Sirisë dhe për të krijuar kushte për kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë.
Pas kundërshtimit të fuqishëm të operacionit nga administrata amerikane, Ankaraja dhe Washingtoni më 17 tetor arritën një marrëveshje për të ndalur operacionin për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.
Turqia prej kohësh ka kërkuar nga SHBA-të që t’i japë fund mbështetjes për grupin terrorist YPG/PKK, duke theksuar se “askush nuk mund të mbështetet në një organizatë terroriste përderisa lufton një grup tjetër terrorist”.
Ankaraja vazhdimisht shprehu vendosmërinë e saj për të pastruar Sirinë veriore si nga DEASH-i ashtu edhe nga grupet terroriste të YPG/PKK-së.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...