Partitë e Katalonjës paraqesin në parlament rezolutën historike të pavarësisë

14:30 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Partitë separatiste katalanase paraqitën sot në Parlamentin rajonal një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre, të kërcënuar nën tutelën e qeverisë qendrore, njoftoi një zëdhënës i koalicionit indipendentist në pushtet në Katalonjë.

“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga ‘indipendistët’, që kanë maxhorancën absolute në Parlamentin rajonal”, theksoi zëdhënësi.

Rezoluta do t’i nënshtrohet në parim votimit gjatë një seance në parlamentin katalanas.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme